I biri i Ardian Fullanit, Erik Fullani, është një ndër djemtë më të ndjekur në rrjetet sociale. Shumë vajza mund të lënë kokën për të, por ai tashmë duket se e ka zemrën të zënë.

Është një bionde bukuroshe me të cilën Eriku ka disa vite që është në një lidhje romantike, por që ka preferuar ta mbajë të fshehtë nga publiku.

Mbrëmjen e djeshme ai i ka uruar ditëlindjen përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Janë vetëm ata të dy, të ulur në divanin e shtëpisë, teksa puthen dhe përqafohen përzemërsisht.