Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë një ftesë për vullnetarë, që të marrin pjesë në luftë, ndonëse ai e ka quajtur një ‘operacion special’ që e ka nisur më 24 shkurt në Ukrainë. Putin theksoi se të gjithë ata që duan të jenë pjesë e luftës, janë të mirëpritur.
“Vullnetarët për luftë janë të mirëseardhur. I lejoj ata që të luftoj në kundër ukrainasve”, tha ai.
Ditën e sotme ushtria ruse sulmoi edhe një spital psikiatrik pranë qytetit Izyum, ndërkohë që nga 330 pacientë të shtruar, vetëm 73 janë evakuuar. Deri më tani nuk dihet numri i viktimave, që mendohet se është i lartë.





