DURRËS, 5 nëntor 2014– Për të dytin vit radhazi, presidenti rus Vladimir Putin ka mundur Barack Obamën për titullin e “Liderit më të fuqishëm në botë” nga revista “Forbes”.
Në një vit, në të cilin Rusia ka aneksuar Krimenë, ka ushqyer një konflikt në Ukrainë dhe bëri një marrëveshje që vlen miliarda dollarë të tubacionit të gazit me Kinën (që nga “Forbes” u quajt projekti më i madh në botën e ndërtimit), Putin ka rezultuar në krye të klasifikimit.
Revista “Forbes” e ka zgjedhur për herë të dytë presidentin rus, Vladimir Putin si personin më të fuqishëm të botës. "Forbes" ka thënë se vlerësimin e saj nuk e bazon në ndikimin politik, por në "fuqinë e madhe", përdorimin e ushtrisë, gjendjen ekonomike, etj..
"Ne këmbëngulim se emrat që janë në listën tonë janë ata që kanë "tundur" botën, kanë lëvizur njerëzit, trendet, ushtritë dhe mendjet" – shkruhet në një "arsyetim" të revistës "Forbes".
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





