Mediat japoneze kanë njoftuar të premten se kryeministri i vendit, Yoshiko Noda, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Rusi për të paktën një muaj, për shkak të problemeve shëndetësore të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Kohëve të fundit mediat ruse po spekulojnë mjaft lidhur me shëndetin e presidentit Putin.
Zëdhënësi i presidentit rus, Dimitry Peskov, ndërkaq ka deklaruar se Putin ankohet nga dhimbjet në shpinë, megjithëse i ka hedhur poshtë pretendimet në media se ai vuan nga probleme serioze shëndetësore, duke i quajtur ato “të ekzagjeruara”.
Nga ana tjetër, presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, i ka thënë agjencisë Reuters, se presidenti Putin është lënduar gjatë një stërvitjeje në xhudo.