Ligjvënësit rusë në Duma caktuan këtë të enjte 17 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Rusi, ku presidenti Vladimir Putin do të kërkojë një mandat të pestë.
Në një votë unanime, anëtarët e Këshillit të Federatës, dhoma më e lartë e parlamentit rus, votuan dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Putin deri në këto momente, nuk ka njoftuar ende synimin për të rikandiduar, por pritet ta bëjë këtë në ditët në vazhdim.
Sipas reformave kushtetuese të mundësuara prej tij, ai mund të ketë dy mandate të tjera gjashtëvjeçare, pas përfundimit të mandatit aktual, duke patur kështu mundësinë e qëndrimit në pushtet deri në vitin 2036.