30gusht 2015 – Ka mbushur 62 vjeç, por është më në formë se kurrë. Presidenti rus, Vladimir Putin nuk resht së stërvituri.
Këtë herë është bashkë me kryeministrin Medvedev, në një palestër në Sochi. Putin ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për stërvitjet e forta që mban, jo vetëm nga pasioni, por dhe detyra, ish-spiun i KGB-së.
Ndryshe nga fotografitë e mëparshme, në këto të sotme, Putin ka preferuar që të mos e heqë bluzën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/