4nëntor 2015 – Revista “Forbes” e cilësoi edhe këtë vit presidentin rus, Vladimir Putin si njeriun më të pushtetshëm të botës, i ndjekur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Barak Obama.
“Forbes” i rendit njerëzit më të pushtetshëm të botës duke marrë parasysh ndikimin e tyre social, burimet financiare dhe sferën e influencës. Papa Françesku dhe presidenti kinez, Xi Jinping u renditën respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë. Më i riu, 31-vjeçari, Mark Zuckerberg, themelues i Facebook-ut, u rendit i 19-ti në listë.
/portali DurrësLajm/