Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë për festën e Pashkëve ortodokse.

Sipas Kremlini, armëpushimi do të nisë në orën 16:00 të datës 11 prill dhe do të zgjasë deri në fund të 12 prillit 2026. Gjatë kësaj kohe, ushtria ruse do të ndalojë operacionet në të gjitha frontet.

Nga Moska pritet që edhe pala ukrainase të veprojë njësoj dhe të respektojë armëpushimin gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, trupat ruse do të qëndrojnë në gatishmëri në rast se ka lëvizje të papritura ose tensione nga ana tjetër.

Urdhri për zbatimin e armëpushimit u është dhënë ministrit të Mbrojtjes Andrei Belousov dhe shefit të shtabit të përgjithshëm Valery Gerasimov, të cilët do të mbikëqyrin situatën gjatë këtyre dy ditëve.