Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur ditën e sotme në Kremlin presidentin e Azebajxhanit Ilham Aliyev.
Dy ndër çështjet që u trajtuan mes dy presidentëve ishin problemet e sigurisë në rajonin e Kaukazit dhe zhvillimi I marrëdhënieve ekonomike midis Rusisë dhe Azerbajxhanit.
“Për sa i përket sigurisë, ka shumë çështje, shumë të ndjeshme”, tha Putin, para fillimit të takimit.
Edhe Aliyev theksoi se Rusia është një vend kyç për sigurinë rajonale në Kaukaz.