Edhe pse ka sulmuar duke vrarë mijëra civilë, përfshirë dhe fëmijë në Ukrainë presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mundtë kontribuojë për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit.

Putin foli dje në një konferencë në Moskë dhe akuzoi SHBA-në se po nxisin tensione në Lindjen e Mesme duke dërguar një grup aeroplanmbajtës në rajon pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

“Ne kemi pasur marrëdhënie biznesi shumë të qëndrueshme me Izraelin dhe marrëdhënie miqësore me Palestinën për dekada. Miqtë tanë e dinë këtë dhe Rusia gjithashtu mund të japë një kontribut në procesin e paqes”, u shpreh Putin.