Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se bashkëpunimi i Moskës me Berlinin ishte ndërprerë nga shpërthimet e shtatorit 2022 që goditën tubacionet Nord Stream që transportonin gaz natyror rus përmes Detit Baltik në Gjermani.
Në ceremoninë ku iu dorëzuan letrat kredenciale ambasadorët e rinj të 21 vendeve , përfshirë gjermanin Alexander Lambsdorff dhe Nigel Casey të Britanisë, i forti i Kremlinit shprehu gjithashtu shpresën se marrëdhëniet e Moskës me Londrën do të përmirësohen.
Marrëdhëniet e Rusisë me vendet perëndimore janë në nivelin më të ulët që nga epoka e Luftës së Ftohtë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve të ashpra ekonomike që Perëndimi vendosi më pas ndaj Moskës.
SHBA, Britania dhe Ukraina janë fajësuar nga Rusia për shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream, por kanë mohuar çdo përfshirje.