Kremlini ka bërë me dije se, Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi të mërkurën në qytetin jugor rus të Soçit.

Grossi tha të hënën se synon të diskutojë me Putinin planet e Rusisë për termocentralin bërthamor të Zaporizhias, njofton Reuters. Zaporizhia ka termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Ky termocentral ka humbur lidhjen me të gjitha linjat e jashtme të energjisë elektrike tetë herë në 18 muajt e fundit, duke e detyruar atë të mbështetet në gjeneratorët me naftë për funksione thelbësore si ftohja e karburantit në reaktorët e tij, për të shmangur një shkrirje potencialisht katastrofike.

Një nga linjat e saj kryesore të energjisë është aktualisht duke funksionuar dhe gjashtë reaktorët e tij janë në mbyllje, gjë që redukton rrezikun operacional.