Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç pas fitores në zgjedhjet presidenciale.

Putin ka reaguar me një mesazh në Telegram, ku shprehet se pret që puna e Vuçiç në krye të shtetit të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e partneriteteve strategjike që ekzistojnë midis dy shteteve.

“Unë pres që puna juaj në krye të shtetit do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e partneriteteve strategjike që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Kjo është pa dyshim në interesin e popujve vëllazërorë të Rusisë dhe Serbisë” ka shkruar Putin.

Ai ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve konfirmon mbështetjen e gjerë të Serbisë për kursin e Vuçiç që sipas tij synon zgjidhjen e problemeve urgjente dhe ekonomike në ndjekjen e një politike të jashtme të pavarur”, ka thënë ai sipas Ria Novosti.