Një video po qarkullon gjerësisht në mediat botërore, ku Putin pret për disa sekonda Erdoganin në takim, ndërsa natyrshëm shtrohet nëse është hakmarrje apo rastësi?!
Teksa presidenti rus, u vendos në një situatë të sikletshme pasi është lënë në pritje nga Erdogan, përpara bisedimeve në Teheran, mediat kanë nxjerrë një tjetër video ku siç duket i jep sqarim gjithçkaje. Putin i mërzitur dhe në siklet, mbeti para kamerave për rreth 50 sekonda.
Pas kësaj mediat turke nxituan të reagonin, duke u shprehur se kjo mund të jetë një incident, apo një shenjë hakmarrjeje.
Në Moskë në vitin 2020, Putin e la Presidentin Erdogan duke pritur përafërsisht dy minuta përpara një takimi.
Për më tepër shihni videon.





