Vetëm një vendim është dashur që Vladimir Putin të zgjasë dorën në rajonin tonë. Ministria e jashtme e Rusisë thotë se dënimi i liderit të Republika Srpska, Millorad Dodik, do të ketë pasoja katastrofike për Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe për Ballkanin në tërësi.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Beogradit, zyrtarët e qeverisë në Moskë vlerësojnë se akuzat kundër Dodikut janë ngritur në bazë të një ligji, që për Rusinë, është vendosur në mënyrë arbitrare nga përfaqësuesi i lartë, Kristian Shmid. 

“Gjyqi’ një vit e gjysmë që në fillim nuk ishte gjë tjetër veçse një parodi e gjyqësorit dhe një tallje e hapur me themelet e shtetit ligjor. Përndjekja e Millorad Dodikut ka një karakter thjesht politik, të frymëzuar nga Perëndimi”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme të Rusisë.