Spanjë, 29 korrik 2014 – U tërhoq nga futbolli shumë pak kohë më parë, por Carles Puyol ka nisur që tani të mendojë për të ardhmen e tij. Dhe mesa duket e ka gjetur atë, sportin e peshëngritjes.
36-vjeçari, i cili kaloi 15 sezone të lavdishme me fanellën e Barcelonës duke fituar plot 21 trofe, tashmë po ushtron sporte të ndryshme në shtëpi bashkë me bashkëshorten e tij Vanessa Lorenzo.
Çifti ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket Puyol duke ngritur modelen bionde.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





