TIRANE- Ambasada amerikane në Tiranë njofton nisjen e një programi të ri, titulluar “Pyet Ambasadorin”. 

“Nesër, në 8 Janar, nga ora 15:00 deri në orën 17:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do tu përgjigjet pyetjeve tuaja në një chat direkt online”,- njofton Ambasada Amerikane, duke kërkuar pjesëmarrjen e të interesuarve. 

“Ne e dimë që do të ketë shumë interes për këtë program, prandaj ju lutemi kini parasysh që mbase koha nuk do të mjaftojë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do të bëhen. Megjithatë, ambasadori është angazhuar që ta zhvillojë këtë program çdo muaj, kështu që ju do të keni sërish mundësi për t’i ripostuar sërish ato. Ndaj bëni gati pyetjet tuaja dhe postojini në murin (wall) e faqes sonë nesër, në orën 15:00!”,- thuhet në njoftim.