Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ishte e ftuar një ditë më parë në programin “Rudina” në TV Klan për të folur për projektin muzikor të lsncuar së fundmi me titullin “Dashni”.
Anxhela tregoi se fabula e këngës, e krijuar nga ajo, i dedikohet një dashurie që nis nga një flirt dhe Rudina e pyeti këngëtaren nëse është e dashuruar.
“Pyetja një milion dollarëshe që nuk i përgjigjem kurrë…” – tha me të qeshur Anxhela duke theksuar edhe një herë se për jetën private nuk ka dëshirë të flas në publik.
“Tani jam mirë. Mirë jam… Domethënë e kam akoma atë unazë”, – shtoi Anxhela si për t’i dhënë përgjigje këmbënguljes së Rudinës.





