·        Firma “A”, që ofroi 184 059 332 lekë (1 305 385 euro), kishte një diferencë prej 1 7670 721 lekë (125 324 euro) nga fondi limit dhe një diferencë prej 16 939 758 lekë (120 140 euro) nga fituesi “B”

DURRËS, 11 qershor 2014 –  Një tender “i majmë”, si ai prej 201 730 053 lekë (1 430 709 euro) për rehabilitimin dhe pyllëzimin e kodrës së Currilave, ngre pikëpyetje për kualifikimin e firmës “B” me seli në Sauk të Farkës në Tiranë që fitoi me një ofertë prej 200 999 090 lekë (1 425 525 euro), kundrejt firmës “A” me seli në Kamzë me ofertë 184 059 332 lekë (1 305 385 euro), kur diferenca mes “B” dhe “A” është goxha e madhe: 16 939 758 lekë (120 140 euro).

Drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës, me seli në lagjen nr. 1 Sesere, Krujë, ka bërë një tender më 12 maj 2014 për rehabilitimin dhe pyllëzimin e kodrës së Currilave Durrës, me një fond prej 201 730 053 lekë (1 430 709 euro, kursi 1 euro = 141 lekë), vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit.

Më 9 qershor 2014 Drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës në formularin e njoftimit të fituesit, i bën të ditur operatorit ekonomik “B” [për etikë, “Dyrrah”-u nuk jep emrin dhe NIPT-in dhe as faksimile, por lexuesi mund të konsultohet me buletin nr 23 9 qershor 2014 të Prokurimeve Publike https://www.app.gov.al/ep/default.aspx, faqe 329-330), me adresë: Komuna Farkë, Sauk ,Tiranë, se oferta e tij është shpallur e suksesshme, pra fituese.

Sipas autoritetit kontraktues (Drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës, me seli në lagjen nr. 1 Sesere, Krujë) se pjesëmarrës kanë qenë tre ofertues: “A” me 184 059 332 lekë (1 305 385 euro); “B” me 200 999 090 lekë (1 425 525 euro) dhe “C” me 201 669 914 lekë 1 430 283 euro.

Në njoftim nuk përmendet ndonjë ofertues i skualifikuar.

Por shpallet ofertë e suksesshme ajo e operatorit “B” me 200 999 090 lekë (1 425 525 euro), vetëm me një diferencë prej 730 963 lekë (5 184 euro) nga fondi limit.

Operatori “A” kishte një diferencë prej 1 7670 721 lekë (125 324 euro) nga fondi limit dhe një diferencë prej 16 939 758 lekë (120 140 euro) nga fituesi “B”!

Autoritetit kontraktues (Drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës, me seli në lagjen nr. 1 Sesere, Krujë) nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkakun e kualifikimit të “B”-së, gjë që hedh dyshime për korrupsion të mundshëm ose në komisionin e tenderit dhe autoritetin kontraktues (Drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës, me seli në lagjen nr. 1 Sesere, Krujë) ose në Ministrinë e Mjedisit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/