Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtunë në brendësi të territorit të pyllit të Sodës.
Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë bregdetare. Raportohet se në këto momente po digjet një sipërfaqe e madhe me pisha teksa 5 automjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes duke luftuar flakët.
Sakaq, raportohet se ka dyshime se zjarri është ndezur nga disa persona që jetojnë në zonë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke survejuar perimetrin e sigurisë, ndërsa për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa pranë.