Federico Leonardo Lucia, i njohur profesionalisht si Fedez, ka performuar mbrëmjen e djeshme në ‘Sunny Hill Festival’.
Ai është një nga emrat kryesorë ndërkombëtarë që janë ftuar në Festivalin e organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj për herë të parë në Shqipëri.
Kjo ishte gjithashtu hera e parë që reperi italian performoi në vendin tonë por me siguri nuk do jetë e fundit. Fedez dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve të tij kryesore. “La dolce vita’, “Chiamami per nome”, “Meglio del cinema”, “Sapore”, “Bella Storia” janë disa nga këngët që ai këndoi teksa u shoqërua po ashtu edhe nga artisti tjetër italian Tananai.
Para performancës artistët italianë kanë dhënë bashkarisht një mesazh për shqiptarët duke u shprehur: “O vëlla, jemi shokë.” Jo vetëm kaq, në videon e postuar në Instastory, Fedez dhe Tananai bëjnë edhe simbolin e shqiponjës me duar.
Mes të tjerash, Fedez ka zbuluar se fjala e vetme që di në shqip është një sharje. “Q**** r*bt” tha ai mes skenës duke shkaktuar ovacione të shumta.