Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka vazhduar ditën e sotme me vizitat e tij në kuadër tënjë fushatë elektorale për zgjedhjet vitin tjetër ku ka folur para gazetarëve dhe për kritikat që merr nga opozita dhe krizën energjitike në Kosovë.
Sipas 24Sedam, në Novi Pazar, Vuçiç iu përgjigj deklaratës së gazetarëve se në tetë vitet e fundit, komunitetet serbe në Kosovë kanë investuar dhe ndërtuar si kurrë më parë, dhe u pyet nëse mendon se kjo ishte një nga arsyet pse ai dhe përfaqësuesit serb të Kosovës u sulmuan nga Prishtinë.
I pyetur dhe se cili është plani që ka opozita në Serbi për Kosovën, ai tha se plani i tyre i vetëm është se si të godasin dhe të kritikojnë Aleksandër Vuçiçin.
“Dua vetëm të më sulmojnë dhe kritikojnë. Ky është plani kryesor edhe për Kosovën. E pashë se unë kisha faj edhe për mungesën e energjisë, se e gjetën lehtë fajtorin në Prishtinë dhe u mësova”, tha ai.
Vuçiç theksoi se kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka bërë një postim të bukur në rrjetet sociale, ku thoshte se nëse dëshiron të shmangësh kritikat, duhet të mos thuash asgjë, të mos bësh asgjë ose të jesh asgjë.
“Nuk e kam problem të kritikohem për çfarë dhe kush vjen, sepse besoj se rezultatet dhe puna fitojnë gjithmonë”, përfundoi ai.





