23 shtator 2014 – Qamile Lamaj, 48 vjece e diplomuar për administrim biznes në Universitetin D’Annunzio të Kietit (Chieti) këtë verë mori pjesë me sukses në konkursin e bukurisë: Miss Mamma Gold. Qamilja banon prej vitesh në qytezën Xhuljanovës ( Giulianova) në Provincën e Teramos. Ajo bashkë me dy fqinjët e veta ishte pjesëmarrëse e suksesshme në këtë garë bukurie për gra, që sfidojnë susesshëm vitet.

Qamilja në këtë konkurs arriti të fitojë cmimin prestigjoz Miss Ëmbëlsia (Miss Dolcezza). Televizioni lokal TVP Italy SRL i kushtoi një emision të posacëm bukuroshes shqiptare, duke e vënë theksin jo vetëm te bukuria e saj fizike, që nuk pakësohet me kalimin e viteve, por edhe te arritjet intelektuale të Qamiles.

Video: http://vimeo.com/90523658

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/