Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame i njohur për pasionin e tij për historinë, kujton në këtë 7 mars, një moment të veçantë të historisë së vendit.
7 marsin e 1914-s, kur zbriti në Durrës “furst Ëilhelm Friedrich Heinrich zu Wied, prinz von Albanien”, i caktuar nga Evropi për të na qeverisur”. Ai nuk e kursen ironine, teksa shkruan në fund, “ndonjë arsye ka pse vazhdojmë të jemi të fundit në rreshtin e dynjalklëkut…”
Postimi i Lames:
PRINZ VS HAXHI
Më 7 mars 1914 zbriti në Durrës “furst Ëilhelm Friedrich Heinrich zu Wied, prinz von Albanien”, i caktuar nga Evropi për të na qeverisur.
Në krye të 6 muajve iku nga sytë këmbët me miletin që këndonte:
Po shef Vidi nga kalaja,
ububu se erdh Kavaja.
Qan Sofia ke jataku,
ububu se erdh Shijaku.
Mol më mol këndon bilbili,
rroft e qoft Haxhi Qamili.
Epo ndonjë arsye ka pse vazhdojmë të jemi të fundit në rreshtin e dynjalklëkut…
A.





