DURRËS, 3 maj 2014  –  Gjatë vitit 2013 qarku i Durrës-Krujës ka pasur një shtesë natyrore prej 1 742 vetash, ku rritja më e madhe është shënuar në tremujorin e tretë (qershor-korrik-gusht) me 589 veta, thjesht se ne në këtë periudhë ka pasur më shumë lindje, 1 017 të tilla, dhe më pak vdekje, 428, i rezulton “Dyrrah”-ut pas përpunimit të të dhënave zyrtare të Institutit shqiptar të Statistikave.

Në nivel republike shtesa natyrore rezulton me 15 308 veta gjithsej, kështu kontributi i qarkut të Durrës-Krujës vlerësohet me rreth 11,4 për qind të totalit të vendit.

Gjithmonë sipas të njëjtit burim, gjatë vitit të kaluar në qarkun bregdetar ka pasur gjithsej 3 548 lindje dhe 1 806 vdekje.

Po ashtu janë regjistruar gjithsej 2 118 martesa.

/përpunoi th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/