DURRËS, 18 qershor 2014  –  Sasia më e madhe e mbetjeve urbane të gjeneruara është në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit, e ndjekur nga qarku i Fierit dhe i Vlorës, thotë Ministria e Mjedisit referuar Regjistrit vjetor të prodhimit të mbetjeve urbane dhe inerte sipas bashkive dhe qarqeve, të mbajtur nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Në qarkun e Durrësit llogaritet se një banor i tij “prodhon” 236 kg mbetje në vit, duke u bazuar në një popullsi prej 414 677 banorësh.

Me sasinë prej 140 755 tonë në vit mbetje urbane, qarku bregdetar ka 12.4 për qind të sasisë vjetore në shkallë vendi, duke u renditur pas qarkut të Tiranës.

Pas Durrësit vijnë qarqet e Fierit dhe Vlorës (shih tabelën dhe grafikun).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/