Policia Rrugore ka nisur të ndalojë dhe të gjobisë drejtuesit  e patinave elektrike, të cilët lëvizin pa kaskë mbrojtëse dhe në korsi jo të dedikuara për to. 

Gjobat variojnë nga 10 deri në 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa ministri Balla bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rrezikojnë jetën. 

“Në këtë video shfaqen disa përdorues të patinave elektrike, duke qarkulluar në korsi jo të dedikuara për to, por në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar jetën. 

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë monitoron çdo rrugë të kryeqytetit dhe i bëj thirrje çdo qytetari të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor”,-shkruan ministri Balla në “Facebook”.