Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Forcat e policisë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Finalizimi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Elidon Stani, 26 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 26-vjeçari, iu gjet një çantë brenda së cilës ishte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.