Qarkullonte me armë zjarri me vete, por telefonata e qytetarëve e çon në pranga.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "VINOKASHI", sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 45 fishekë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet organizuan operacionin "VINOKASHI", dhe si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
I.V., 39 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, pasi:
Në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur "Kthesa e Fshatit Ujëmirë", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjer, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistoletë TT) dhe 45 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.





