Policia ka arrestuar një 15-vjeçar në Tiranë, i cili qarkullonte me armë zjarri në Tiranë. Arma e zjarrit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu iu sekuestrua edhe një përforcues grushti
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur A.K, 15 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.