Një 23-vjeçar nga Tepelena është arrestuar pasi lëvizte me armë zjarri në makinë, njëkohësisht janë vënë në pranga edhe shoferi i mjetit së bashku me pasagjerin për moskallëzim krimi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen “Pavarësia 3” Vlorë, policia ka ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. 31 vjeç me pasagjerë vëllain e tij I. S 30 vjeç dhe J. S., ku më pas ka konstatuar armën që mbante ky i fundit.

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last night”, duke sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale”Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe për dy vëllezërit “Moskallëzimi i krimit”.