Policia ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar që qarkullonte me kokainë në mjetin tip BMW, me targa AA433NC.
Sipas njoftimit të forcave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e shtetasit Kristjan Bjeshkaj, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy doza lëndë narkotike brenda një çante, e dyshuar e llojit kokainë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë per veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.





