Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë. Noel Osmani, banues në lagjen “16 Prilli” të Fierit u kap në flagrancë nga policia gjatë orëve të natës të djeshme.

Në fshatin Daullas, në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targa të një mjeti tjetër, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta”, të cilën e mbante pa leje si edhe një krëhër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.