Qarkullonte në kryeqytet i armatosur, 33-vjeçari arrestohet te rrethrrotullimi i “Astirit”.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se në pranga ka rënë i riu me inicialet K. Ll., që akuzohet për “armëmbajtje pa leje”
Operacioni është koduar “On time” dhe u zhvillua në zonën e “Astirit” gjatë natës.

Si provë materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Hetime po kryhen për të verifikuar përfshirjen e tij në ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi: -K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia e kryeqytetit.
Ndërhyrja u bë në zonën e rrethrrotullimit të Astirit, kur i dyshuari i diktua duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 33-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.





