Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me risjelljen e deklaratave të figurave të njohura në lidhje me projektin për Teatrin, i cili kundërshtohet nga një pjesë artistësh të mbështetur edhe nga Partia Demokratike.
Rama ka postuar në Facebook një deklaratë të dhënë nga regjistori Altin Basha, se pse duhet një godinë e re.
POSTIMI I PLOTË
Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.
ALTIN BASHA:
Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.





