Angli, 6 maj 2014 – Mbrojtësi i Stoke City-t, Robert Huth ka bërë shaka duke thënë se Luis Suarez duhet të dënohet me tri ndeshje për të mos luajtur për lotët e tij pas përfundimit të ndeshjes dhe barazimit mes Liverpoolit dhe Crystal Palace me rezultat 3:3 të hënën.
Liverpuli ishte në kërkim të zbutjes së disavantazhit të golaverazhit ndaj Manchester City-t dhe u hodhën në sulm ndaj Palace duke udhëhequr me rezultat 3:0 deri 12 minuta para fundit.
Por, një gol nga Damiel Delaney dhe dy të tjerë nga Dwight Gayle kompletuan rikthimin sensacional të vendasve duke bërë që Suarez të qante pas ndeshjes.
Ndaj Huth ka bërë shaka me yllin uruguaian duke i bërë thirrje Federatës angleze që ta dënojë Suarezin për lotët e tij.
“Ende mendoj se lotët në fushë janë shkelje e rregullave dhe duhet të ndëshkohet me tri ndeshje pezullim”, shkroi Huth, i pamëshirshëm në Twitter.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





