17 maj 2015 – Policët e Viarexhios (Viareggio) këtë fundjavë ndaluan një makinë me 4 shqiptarë në të. Policët zbuluan në bagazhin e makinës një set “pajisjesh”, që përdoren për të kryer vjedhje me thyerje. Tre prej shqiptarëve po ndiqen penalisht për mungesë dokumentacioni për qëndrim të ligjshëm në Itali. I katërti Qazim Gashi, 28 vjeç u arrestua, sepse në shkurt 2015 me dekret të Prefekturës së Romës ai ishte dëbuar nga Italia për një periudhë kohe prej 5 vjetësh si i përfshirë në krime kundra pronës. Pas arrestimit Qazimi u dërgua në Burgun lokal të Viarexhios.

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"