Aktori Neritan Licaj ka reaguar pas deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk do të ketë hapa pas, ndërsa shtoi se ka qenë pro një godine të re që në vitin 98’.
Teksa bën ironi me mjekrën e kryeministrit, aktori shkruan në Facebook se Teatri do të jetë aty edhe “kur ai të ketë ikur me mjekër të rruar”.
“Dje kryeministri mjekerrcjap e pranoi me gojën e tij që ka 22 vjet(që në vitin e largët 98,citoj mjekërrcjapin),që do të prishi TK! Është aq idjot,aq sa i bie dhe vetes me shpullë,duke treguar që ka 22 vjetë që nuk e prish dot! Blegeri mjekerrcjap,blegeri,sepse TK aty ka qenë dhe aty do jetë edhe kur ti të ikësh dhe madje të kesh rruajtur dhe mjekrën! Ose mund t’a mbash dhe me shkumë!Si të duash!”





