Një njeri i paralizuar ka arritur të ngrihet në këmbë. Falë një trajtimi me qeliza staminale të riprogramuara, pra qelizat të rritura që rikthehen në gjendje të ngjashme me atë embrionale, e që mund të kthehen në tipologji të ndryshme. Edhe 3 pacientë të tjerë me të njëjtin problem, kanë bërë progres të dukshme në lëvizjen e muskujve të gjymtyrëve.

Këto janë rezultatet e para të fazës eksperimentuese që nisi në vitin 2019 pranë Universiteti Keyo të Tokyos dhe u bënë të ditura në një konferencë për shtyp, por ende nuk janë publikuar. Të katër pacientët janë meshkuj dhe kërkuesit kanë marrë qeliza staminale në gjendje të prodhonin lloje të ndryshme qelizash nervore dhe kanë injektuar rreth dy milion në vendin e dëmtuar të çdo pacienti. Në të gjitha rastet, ndërhyrjet janë kryer pak kohë pas incidentit respektiv, 2-4 javë nga dëmtimi.

Qëllimi i studimit, në këtë rast nuk ishte efikasiteti i terapisë, por vlerësimi i sigurisë dhe mungesës së efekteve te mundshme anësore. Tani do të nisë faza tjetër e eksperimentimit më të gjerë, për të kuptuar më  thellë nëse qelizat staminale vërtet arrijnë të riparojnë dëmtimet dhe cilat tipologji lëndimesh i përgjigjen më mirë kësaj terapie specifike.