Një 22-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në fshatin Buzë të Memaliajt.

I riu ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se 22-vjeçari po udhëtonte me makinë së bashku me një person tjetër. Automjeti i tyre u sulmua me armë nga persona ende të paidentifikuar.   

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendgjarje dhe kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.

Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa uniformat blu do të marrin dëshminë e të plagosurit dhe shokut të tij që ndodhej në makinë.