Konflikti për ndarjen e dëmshpërblimit politik (parave të viteve të persekutimit), ka çuar në një tentativë për vrasjen e dy vëllezërve nga Durrësi, ndërsa autori është arrestuar.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë rekord duke parandaluar përshkallëzimin e konflikt. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ushtelenxë të Dibrës, ku autori Veli Zebi 48 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri nga kati i dytë i banesës së tij në drejtim të dy vëllezërve B.N, dhe M.N, banues në Durrës, të cilët po lëviznin në këmbë para banesës së tij.
 
Të shënat me armë zjarri fatmirësisht nuk kanë plagosur objektivët, ndërsa shkaku i konfliktit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e lindur më parë në lidhje me mosndarjen në mënyrë të drejtë të lekëve të përfituara si e persekutuar politike nga një e afërme e përbashkët e të dy palëve në konflikt, bën të ditur policia.
 
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit.
 
Gjatë kontrollit të banesës së autorit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 115 copë fishekë. Ai u arrestua, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.