MAT, 02 prill 2013– Dy persona kanë mbetur të plagosur në një ngjarje që përngjan me një atentat.
Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Pujk në Mat.
Mësohet se 48-vjeçari, Xhavit Lleshi dhe një tjetër po udhëtonin drejt Burrelit, ndërsa sipas policisë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt mjetit në lëvizje, ku ndodhej Lleshi dhe shoku i tij.
Si pasojë kanë mbetur të dy të plagosur, ndërkohë më rëndë paraqitet gjendja shëndetësore për Xhavit Lleshin, i cili ka marrë plagë të shumta në trup.
Po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





