Tetë persona kanë mbetur të vrarë në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi një person i armatosur hapi zjarr në tri shtëpi të ndryshme. Mes viktimave raportohet të jetë edhe zëvendëssherifi.

Autoritetet kanë arritur të arrestojnë deri më tani një të dyshuar, për sulmin tragjik.

Thuhet se sulmuesi Corby Godbolt në një deklaratë për mediat lokale pas arrestimit, ka shprehur keqardhje për ngjarjen. Ai ka theksuar se shpresonte që të qëllohej nga policia pasi i kishin mbaruar plumbat dhe se nuk mendonte se do të arrestohej i gjallë.

Hetuesit po përpiqen te kuptojnë nëse i arrestuari ka patur njohje me viktimat.