Nga një atentat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona në Sarandë. Mësohet se një mjet, në të cilin udhëtonin Rudin Haxhia, 39 vjeç dhe kuëshriri i tij Eneid Haxhia, 28 vjeç, janë qëlluar me breshëri plumbash.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Bistricë-Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, makina që kreu atentatin ndaj dy të rinjve ishte në ngjyrën e zezë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe shakaqet e ngjarjes. Ndërkohë, që dy kushërinjtë e plagosur, janë trasportuar me urgjencë për mjekim drejt spitalit të Sarandës, ndërsa raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Bluzat e bardha bënë të ditur se nga sulmi më rëndë është 39-vjeçari, i cili ka marrë shumë plumba, ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pritet të dërgohet në Tiranë.
Mësohet se Rudin Haxhia ka qenë ish-polic, pronar i një disko në Sarandë e Gjirokastër. Bëhet e ditur se Haxhija, i ka shpëtuar 4 atentateve me armë e thikë, ndërsa dy herë i kanë vënë tritol në disko.
Burime nga Policia e Sarandës bënë me dije se Rudin Haxhija, me origjinë nga Tepelena, udhëtonte me nje mjet tip “Ford”. Nga të dhënat e para të grupit hetimor, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje.
Atentatet ndaj Rudin Haxhiut:
19.02.2008- plagosur me pistoletë në lagjen Nr. 4 Sarandë
02.12.2011- plagosur me Kallashnikov në Lagjen Nr.1 Sarandë
04.04.2013- eksploziv poshtë makinës në ecje në Gjirokastër, nuk u plagos
18.02.2015- u plagos me thikë në Sarandë
Sulmet me tritol në diskon në pronësi të Haxhiut
Sulmi i parë më datë 05.08.2011
Sulmi i dytë më datë 15.09.2013 në lagjen Nr. 1 në Sarandë





