Drejtori i Financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni, ka qenë objektiv i gjuajtjes me armë zjarri sot në mbrëmje në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se viktima nuk ka pësuar lëndime ndonëse automjeti i tij është dëmtuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me rastin, ndërsa hetuesit e policisë kanë marrë në pyetje viktimën e këtij rasti që është zyrtar policor.