Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri gjatë natës ndaj godinës ku ndodhen zyrat e njësisë administrative në Blinishtit të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes. Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë, por policia ka shoqëruar 10 persona.





