Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u plagos këtë enjte pasi një person i armatosur, ende i paidentifikuar, hapi zjarr gjatë një tubimi.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të afërt të ish-kryeministrit brenda partisë PTI.

“Një plumb goditi Khan në këmbën e tij”, tha udhëheqësi i lartë i PTI-së, Asad Umar.

Sipas CNN, Khan u zhvendos me emergjencë nga vendi i tubimit jashtë qytetit të Gujranwallah për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Lahore.