Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në fasadën e jashtme të një lokali.
Lokali është në pronësi të Mondi Voga, raporton TvKlan. Më herët ka qenë shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ai u arrestua edhe në 2020-n nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi lëvizte me makinë të blinduar e fenelina policie.
Ai u padit edhe nga avokati Ilia Ilia se ishte një nga personat që e kishte dhunuar në Durrës.





