Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në rrugën “5 Maji”  në Tiranë.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti, i cili drejtohej nga 24-vjeçari i identifikuar me inicialet N.A.

Bëhet me dije se nga të shtënat me armë nuk ka pasur persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.