Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 13:10, në zonën e Astirit në Unazë të Re, ka pasur një të shtënë në ajër me armë zjarri.

Nga verifikimet e deritanishme nuk ka njerëz të lënduar.

Njoftimi i plotë:

Më datë 10.06.2018, rreth orës 13:10, në zonën e Astirit në Unazë të Re, ka pasur një të shtënë në ajër me armë zjarri.

Nga verifikimet e deritanishme nuk ka njerëz të lënduar.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.